Në ditët e sotme interneti është gjithmonë e më i pranishëm në jetën e përditshme të të gjithëve. Shumë përdorues i marrin informacionet e ndryshme me anë të web-it, nëse kërkojne dicka në fillim kontrollojnë nëse ekziston në internet. Web-i dhe teknologjia sot arrijnë kudo dhe meqë është aq e perhapur më e mira është ta shfrytëzojmë atë. Këtë më së shumti duhet ta bëjnë bizneset.Të prezantosh biznesin tënd në internet e lidh me një numër shumë të madh përdoruesish, të cilët janë kliente të mundshëm. Prandaj, është shumë e rëndësishme të prezantohesh mirë.
Përse prania në internet e ndihmon një biznes?
Meqë web-i sot ka miliona përdorues, shikueshmëria është më e madhe dhe numri i klienteve për rrjedhoj rritet. Personat tentojnë të informohet përpara se të blejnë një produkt,e në këto raste i vjen në ndihmë interneti.. Mund të vendosësh më shumë informacion rreth produkteve/shërbimeve që ofron pasi nuk ke hapësire të limituar si në rastin psh. e broshurave. Nëse dëshiron të rinovosh dicka mund ta bësh në kohë reale. Mund të ndërveprosh me klientin drejtpërdrejtë. Mund të bësh promocionin e produkteve në mënyrë më të shpejtë sesa në letrën e shtypur.
Kostot janë më të përmbajtura dhe numri i klienteve më i madh pasi mund të lidhen me faqet e internetit në çdo kohë dhe nga çdo anë, biznesi juaj do të kishte një perhapje më të gjerë. Gjithashtu të ofrohet mundësia të masësh rezultatet e faqes tënde të internetit, duke të të treguar të dhëna mbi klientet dhe cilat nga produktet që ti ofron pëlqehet më shumë e kush më pak.Shikueshmëria e një biznesi nga klientet është oksigjeni i atij biznesi. Prandaj, nuk duhet vetëm të jesh prezent në web por dhe të dish si të prezandohesh e shesësh produktet që ofron. Për këtë të vijnë në ndihmë kompanitë dixhitale.social media manager.Rrjetet sociale po njohin një përdorim tejet të madh këto vitet e fundit. Thelbi i efektivitetit të Facebook është platforma e saj reklamuese. Është një treg shumë i populluar reklamimi.
Facebook ‘përkrah’ më shumë se 2 milionë reklamues aktivë (që nënkupton se ata e kanë përdorur platformën gjatë 28 ditëve të fundit). Ja ku fillon avantazhi i marketingut të përgjigjeve direkte. Shumë individë janë përdorues të përditshëm të një apo disa rrjetetve sociale. Kështu që kompanitë dhe bizneset po i kushtojnë rendëi të madhe strategjive të marketingut në rrjetet sociale. Duhet të jenë prezentë me shërbimet dhe produktet e tyre atje ku konsumatorët janë. Nëse strategjitë hartohen dhe implementohen në mënyrë korrekte ato rritin efikasitetin e strategjive të tjera të marketingut, duke përfshirë edhe SEO. Nëse e keni vënë re në shumë raste linku dhe adresa e llogarisë, kryesisht në Facebook, ju shfaqet para kur ju kërkoni për një kompani të caktuar. Marketing në rrjetet sociale ju mundëson të jeni atu ku klientët tuaj dhe ata potencialë janë. Gjithashtu ju mundëson të keni trafik ose vizitorë në faqet tuaja të internetit, rritjen e shikueshmërisë së markës dhe më e rendësishmja, të keni fitime. Së fundmi Facebook si rrjeti më popullor dhe më i përdorur të pakten në Europe.